Masat Anti-Covid: Mbyllen lokale në Prishtinë, gjobiten shumë kafene

Policia dhe inspektorati gjatë aksionit të natës së sotme për monitorimin e zbatimit të masave anti-covid të përcaktuara nga Qeveria, ka mbyllur disa lokale në Prishtinë.

Në rrugën “Rexhep Luci” janë mbyllur lokalet Strip Depo dhe Journal, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka mësuar se shumë gjoba janë shqiptuar edhe nëpër kafenetë e tek lokacioni i njohur si “Kafetë e Rakisë”.