Bayern me dedikim në shqip me flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të Kosovës

Bayern Munich ka preferuar të përshëndesë në mënyrë të dedikuar të gjithë tifozët e shpërndarë në të gjithë botën.

Me rastin e fundvitit, klubi kampion i Gjermanisë me një falënderim të personalizuar ka përshëndetur çdo shtet, në gjuhën respektive.

Klubi bavarez që numëron gati 50 milionë ndjekës në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet profilit të tij, ka përshëndetur dy herë në gjuhën shqipe, respektivisht një herë me flamurin kombëtar shqiptar dhe një herë tjetër me atë të Kosovës.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë vitit 2019”, ishte postimi i Bayernit.