Hasani: Haradinaj nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në dorëheqje , Ramush Haradinaj sot në mbledhjen e Qeverisë e cila u mbajt me praninë e medieve ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me atë se a mund të vazhdoj ai në rolin e tij të Kryeministrit edhe pasi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, raporton Periskopi.

Por, se a ka të drejt një institucion në dorëheqje t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, Periskopi ka kërkuar sqarimin e njohësit të Kushtetutës, Enver Hasani për ta sqaruar Nenin 113 të Kushtetutës së Kosovës.

Hasani duke iu referuar Nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se “Kryeministri Kosovës nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në asnjë rast dhe për asnjë çështje”.

“Përveç si më sipër, as Qeveria e as Presidenti nuk kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese jashtë çështjeve nga neni 113 pikat 2 &3 të Kushtetutës. Dmth askush në Kosovë nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me te ashtuquajturat pyetje kushtetuese”, sqaroi Enver Hasani për Periskopin.

Më poshtë gjeni Nenin 113, në bazë të të cilit dha sqarimin Enver Hasani:

Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]

Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga
pala e autorizuar.

Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë
të autorizuar të ngrenë rastet në vijim:

(1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit

dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën;

(2) përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën.

Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të
ngrenë çështjet në vijim:

(1) konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të

Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës;

(2) përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën;

(3) përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të

ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën;

(4) përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e

detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i

kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur;

(5) nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.

Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të
Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast

se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.

– 46 –

Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh
nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose

vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë
çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive
të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha

mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me
përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë

procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të

kontestuar me Kushtetutën dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet

nga përputhshmëria e ligjit në fjalë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara
para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i

zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës.

Jurisdiksioni shtesë mund të rregullohet me ligj.