Bayern Munich befasohet në shtëpi, mposhtet nga Leverkusen (Video)

Bayern Munich është mposhtur në shtëpi ndaj Bayer Leverkuseni me rezultat të ngushtë 1 – 2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, me vendasit që patën posedimin dhe mysafirët që shënuan golat.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dhjetë minutave dhe ishte Leon Bailey, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Kevin Volland.

Bayerni arriti të kthehet në lojë me anë të Thomas Muller (34′) që barazoi 1-1, ndërsa pas vetëm një minute Bailey shënoi riktheu epërsinë e Leverkusenit 1-2.

Në pjesën e dytë, Bavarezët dominuan totalisht duke krijuar shumë raste në kërkim të rikthimit të rezultatin.

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Robert Lewandowski (61′) dhe Leon Goretzka (77′) dhe një traversë në shtesë, por portat mbeten të paprekura dhe Leverkuseni fitoi në fund 2-1.

Në minutën e 81-të, Leverkuseni mbeti me një lojtar më pak, pasi që Jonathan Tah u ndëshkua me karton të kuq. Por, kjo nuk i ndihmoi Bayernit, pasi që nuk arriti ta evitoi humbjen.

Pas kësaj humbje, Bayerni mbetet në pozitën e katërt me 24 pikë, ndërsa Leverkuseni ngjitet në vendin e shtatë me 22 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=1bT9cX11Mqg