Kosova ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot 87 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë duke e çuar në 490 numrin total të të shëruarve.

Ndërkohë sonte është konfirmuar vetëm një rast i ri me koronavirus në vend. Gjithsej janë të regjistruara 856 raste me koronavirus.

Prej tyre 490 janë shëruar dhe 350 raste janë aktive, që nënkupton se aktualisht kemi më shumë të shëruar sesa të infektuar.

Betejën me koronavirus në Kosovë e kanë humbur 26 persona.