Bayerni e deklasoi Dortmundin (Video)

Bayern Munich ka fituar me lehtësi kundër Borussia Dortmund.

Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore me rezultatin 4 – 0 në përballjen me Dortmundin.

Golin e parë në këtë takim e realizoi polaku Robert Lewandowski, kur kaluan vetëm 17 minuta lojë.

Epërsinë e bavarezëve e dyfishoi Serge Gnabry, dy minuta pasi nisi pjesa e dytë e ndeshjes.

Lewandowski realizoi për herë të dytë në minutën e 76-të, për 3 – 0.

Rezultatin e vulosi Mats Hummels, i cili shënoi në portën e gabuar, për rezultatin 4 – 0.

Me këtë fitore, Bayern numëron 21 pikë për pozitën e tretë. Dortmund në anën tjetër ka 19 pikë për pozitën e pestë në tabelë. Në vendin e parë gjendet Borusia Monchengladbach me 22 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse në vendin e dytë gjendet Leipzig.

https://www.youtube.com/watch?v=ez2dx8ydvq8