Bayerni e deklasoi Mainz-in (Video)

Bayern Munih e ka deklasuar Mainz-in, duke shënuar fitore të thellë me rezultatin 6 – 1.

Ishte minuta e 6’ e takimit kur Jean Paul Boetius zhbllokoi takimin, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Mainz.

Mbrojtësi i transferuar këtë verë tek Bayern, Benjamin Pavard, ishte ai që barazoi shifrat, kur po luhej minuta e 36’.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, David Alaba shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, për ta quar skuadrën me epërsi në pushimin mes dy pjesëve.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës së Bayern, të cilët realizuan edhe katër gola të tjerë për të vulosur fitoren në xhiron e tretë.

Kroati Ivan Perisic ishte ai që realizoi golin e tretë të skuadrës së tij në këtë takim, në minutën e 54’, për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Serinë e golave e vazhdoi Kingsley Coman, kur në minutën e 64’, pas asistimit të Joshua Kimmich, tundi rrjetën e Mainz.

Lewandowski në minutën e 78’ dhe Alphonso Davies në minutën e 80’ realizuan dy golat që vulosën rezultatin e thellë të këtij takimi.

https://www.youtube.com/watch?v=c6DzEjcRO7w