Bayerni e fiton një ndeshje miqësore me rezultat 0-27

Skuadra e Bayern Munich ka zhvilluar një ndeshje miqësore, para-sezonale ndaj një ekipi lokal, FC Rottach-Egern.

Ekipi i Thomas Tuchel s’pati asnjë pikë mëshire ndaj kundërshtarit, pasi e mposhti me rezultatin e thellë 27 me 0.

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala shënoi pesë gola në këtë ndeshje.
Nga pesë gola shënuan edhe lojtarët: Tel dhe Sabitzer.

Golat tjerë për ekipin bavarez i realizuan: Gnabry (3), Davies, Laimer, Mazraoui, Upamecano, Sane, Guerrerio, Gravenberch, Coman dhe Sadio Mane.