Kurti nga zyra e tij në Prishtinë sulmon Thaçin në Hagë: Ai iu nënshtrua presionit, Qeveria e tij pati skandale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Hashim Thaçi, gjatë kohës që mbante pozitën e kryeministrit, i është nënshtruar presionit.

Duke folur për marrëveshjen e Asociacionit, Kurti tha se Thaçi atë kohë ishte në presion, dhe se pati disa forca shtyrëse, duke përmendur këtu edhe Gjykatën Speciale.

Kurti e ka sulmuar Thaçin, edhe pse ky i fundit ndodhet në paraburgim në Hagë, duke thënë e qeverisja e tij pati skandale të korrupsionit.

“Ai ka qenë nën presion në atë kohë, dhe i është nënshtruar atij presioni. Ai presion ka pasur disa arsye, disa forca shtytëse, një ka qenë Gjykata Speciale, dhe e dyta është që Qeveria e tij është karakterizuar me skandale të korrupsionit”, ka thënë Kurti për “Al Jazeera”.

Ai ka thënë se Thaçi, po ta dinte se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndoshta do të “mendonte dy herë”, para se të nënshkruante marrëveshjen.