BE: Kjo është diplomatja gjermane, e cila po synon postin e Mogherinit (video)

Pas pak muajsh, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinsaj mund te takohet me një shefe të diplomacisë së BE-së, që nuk është Federica Mogherini.

Ajo, nëse bëhet realitet një plan i Berlinit, mund të jetë diplomatja gjermane Helga Schmidt, e cila vizitoi Kosovën dy herë më 18 muajt e fundit.

Sipas disa burimeve, zyrtarja që aktualisht ka një post të lartë në shërbimin diplomatik të BE-së, është kandidate serioze për ta zëvendësuar Mogherinin.

Njohësit e politikave të BE-së thonë se kjo nënkupton që Schmidt dhe Gjermania, do të ishin udhëheqës të dialogut Kosovë-Serbi.