Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara sot do të vazhdojnë me gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

ZPS-ja bën të ditur se edhe këtë të martë do të vazhdojë procesi i paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Kujtojmë se seancat me dëgjimin e dëshmitarëve janë duke u mbajtur të mbyllura për publikun.