BE ndihmon me 160 milionë euro Kosovën në luftë ndaj koronavirusit

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova, ka njoftuar se BE do të ndihmojë Kosovën me 160 milionë euro, në luftë me koronavirusin.

Apostolova zhvilloi një bisedë me ministren Punësimit dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, dhe ministrin e Financave Besnik Bislimi.

“Më shumë se 160 milionë euro Bashkimi Evropian do të mund të ndaj për Kosovën, në kuadër të asistencën makrofinanciare. Ato do të ndahen në periudhën prej 2-6 muaj, për sektorin e bujqësisë, sektorinë privat si dhe në lehtësimin e varfërisë”.