BE po përgatitet për diskutimin e zbatimit të aneksit të planit evropian

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur mbrëmë një takim me Besnik Bislimin, teksa u shpreh se mezi pret tutje që të kthehet në Kosovë për të diskutuar për modalitetet e zbatimit të aneksit të planit evropian.

Lajçak u deklaruar se i ka theksuar Bislimit mes tjerash, rëndësinë e marrëveshjes për të garantuar se gjithçka për të cilën është rënë dakord do të zbatohet, njofton Klankosova.tv.

“Në vijim të takimit të djeshëm të dialogut me Zëvendëskryeministrin Bislimi Besnik. Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti për të diskutuar modalitetet e zbatimit. Theksoi rëndësinë e marrëveshjes për aneksin e zbatimit për të garantuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet”.

Teksa vet kryeministri i vendit Albin Kurti, pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare, derisa me t’u kthyer në Kosovë, ai dje ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia.

Numri një i qeverisë u shpreh i gatshëm për raportim në Kuvendin e Kosovës.

”Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”.

”Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim”.