Molliqaj kritikon opozitën parlamentare

Ani pse janë ndër kundërshtuesit më të zëshëm të pushtetit, nga Partia Socialdemokrate nuk po e shohin mundësinë që ai të bie.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj nuk po pret zgjedhje të parakohshme.

E për këtë, fajtor po i lë kolegët nga opozita, por që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk besoj që ka zgjedhje se opozita parlamentare nuk është që organizuar nuk është që është duke bërë presion nuk është që po i kërkon ato zgjedhje të gjitha nevojat po ja plotësojnë Qeverisë ia kanë zgjedh presidenten ia votojnë ligjet që janë në njësi të veçantë për të”

Duke folur për rezultatet e qeverisjes Kurti, Molliqaj konsideron se në disa çështje gjendja në vend po përkeqësohet.

“Besoj që ajo është dëshmuar tash së fundi me testin PISA është kuptuar një gjë, është thyer një etablim në opinion publik se ma keq se që kemi qenë nuk mundemi. Tashmë është dëshmuar së qeveria Kurti mundet me bë edhe më keq se sa ka qenë.”

Edhe për draft-statutin e Asociacionit, të propozuar nga BE-ja, i pari i PSD-së thotë se Kosova ka kapërcyer në një stad më të keq.

“Draft-statuti është tejkalim i të gjitha dakordimeve deri tanishme me shumë drejtime, pra kemi kaluar nga Asociacioni, Zajednicë në autonomi territoriale.

Në prag të vitit 2024, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka alarmuar gjithashtu se pas liberalizimit të vizave shumë të rinjë mund të largohen nga vendi. /T7