Manovrat spektakolare të luftanijes amerikane në det (video)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë një video në rrjetet sociale të transportuesit të ri të avionëve USS Gerald R. Ford duke kryer kthesa me shpejtësi të lartë, gjatë provave të kryera në Oqeanin Atlantik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Tribuna, anija, e cila është e para e një klase të gjeneratës së re që do të shërbejë për 50 vjet si qendër e mbrojtjes amerikane, u testua midis 25 dhe 30 tetor, para se të kthehej në bazën detare të Norfolk.

Sipas Kapitenit Ron Rutan, menaxher i programit për USS Gerald R. Ford, anija është transportuesi i parë i avionëve në katër dekadat e fundit me një dizajn të ri.

Ajo, siç thuhet tutje, është e destinuar të bëhet një pajisje provuese për teknologjinë e luftës të nevojshme në botën e sotme.

Përfshirja e këtij transportuesi aeroplanësh në Marinën e SHBA-së fillimisht ishte planifikuar për në shtator të vitit 2014, por më vonë u shty për në shtator të vitit 2016.