Bedri Hamza anulon konkursin për mësimdhënës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka anuluar konkursin për mësimdhënës të shkollave të mesme të larta, konkurs ky që ishte shpallur më 28 shkurt të këtij viti.

Sipas vendimit, konkursi u anulua me rekomandim të Drejtorisë së Arsimit, shkruan Fokusi.info.

Arsyeja zyrtare e anulimit ishte se më shumë se 7 konkurse kanë pasur rezultate të dobëta.

Siç thuhet në vendim e siguruar nga Veriu.info, për disa vende të punës nuk ka arritur ta kalojë testin asnjë kandidat.

Vendimi hyn në fuqi pas nënshkrimit nga kryetari i Komunës.