Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për Kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do ta kandidoj Bedri Hamzën për Kryeministër të Kosovës.

Front Online merr vesh se ish-ministri i Financave dhe ish-guvernatori i BQK-së është i zgjedhuri i PDK-së që do të jetë kandidat për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve brenda PDK-së, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Front Online ka tentuar të marrë përgjigje zyrtare nga PDK-ja, por nga kjo parti nuk e kanë konfirmuar e as mohuar këtë lajm.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbaj të enjten mbledhjen e Këshillit Drejtues për Kryesinë e re të partisë.