Peshkaqeni del në breg, pushuesit largohen të frikësuar

Një video e një peshkaqeni duke notuar rastësisht mes plazhistëve në plazhin e Navarrës është bër virale në rrjet. Ndryshe nga skenat që jemi mësuar të shohim me njerëz në panik dhe të frikësuar, këtë herë reagimi i pushesëve kur shohim peshkaqenin mes tyre nuk duhet humbur.

Pamjet e siguruara nga CNN tregojnë se madje disa pushues ndaluan dhe u kthyen për të parë peshkaqenin që vazhdonte të notonte. Të tjerë mund të dëgjohen duke bërë thirrje që njerëzit të dalin nga uji, por jo të panikosur ashtu siç prisni.

Cristy Cox, e cila shpërndau videon, tha se peshkaqeni thjesht po ndiqte peshkun, por u kërkoi plazhistëve që t’i kushtonin vëmendje mjedisit të tyre.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt! Një delfin në të vërtetë ishte krah për krah me peshkaqenin në fillim dhe më pas u zhduk. Peshkaqeni thjesht po përpiqej të ushqehej siç pritej dhe sapo kaloi nga notarët. Të gjithë mbetën të shtangur teksa lëvizte në plazh duke ndjekur peshkun. Ne të gjithë duhet të kujtojmë se kjo është e natyrshme dhe ne jemi në shtëpinë e tyre, ndaj qëndroni vigjilentë!”-tha Cox.