Bedri Hamza, Kryetar i ri i PDK’së në Mitrovicë

Sot është mbajtur procesi zgjedhor i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë. Gazeta Express mëson se kryetar i kësaj dege është zgjedhur Ministri i Financave Bedri Hamza

Hamza e fitoi sot garën kundër Eset Ujkanin për Shef të PDK’së në Mitrovicë.

Betim Gjoshi, Zëvendëskryetar i Komisionit Zgjedhor të PDK’së, ka thënë se nuk ka asnjë incident dhe gjithçka po shkon në rregull me zgjedhjet në Mitrovicë.