Çmimi i naftës bie, shtrenjtohet benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet tavan të derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1.72 euro për litër, pra një cent më i lirë se një ditë më parë.

Ndërsa maksimali i lejuar për benzinë është 1.43 euro, pra një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Çmimi i gazit ndërkohë është 0.71 euro për litër, pra një cent më lirë.