Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar në Uashington të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se vendi i tij mbetet një vend i afërt për Uashingtonin.

“Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, e cila aktivisht kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, është shprehur Begaj.

“Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe mirëqenien e përbashkët”.