Miliarderët në garë për vendin e parë!

Miliarderi Bill Gates merr përsëri titullin botëror të njeriut më të pasur të planetit duke kaluar shefin e Amazonit, Jeff Bezos.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, themeluesi i Microsoft ka arritur vlerën e 110 miliardë dollarëve kundrejt Bezos me 108,7 miliardë.

Në vendin e tretë rezulton Bernard Arnault me 102,7 miliardë.

Gates kishte kapërcyer Bezos brenda një periudhe të shkurtër kohe, por Amazon po shton përpjekjet për të rimarrë këtë stafetë./atsh