Behare Maksutaj zgjedhet ‘Miss Shqiptarja në botë 2020”

Sonte është mbajtur finalja e “Miss Shqiptarja në botë 2020”.

Behare Maksutaj vajza nga Deçani e cila jeton në Zvicër u zgjodh e para në mesin e 31 vajzave.

Ky event u transmetua në Radio Televizionin 21 ku u organizua nga “Gecjan Fashion Group”, përcjell Fokusi.info

Beharja u zgjodh edhe “Miss Eleganca”.