Bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përvjetorin e 14-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani dhe do të vizitohet familja Rugova, ndërsa LDK-ja në orën 12:00 do të mbajë akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin pushtues në ish-Jugosllavi.