Bëhen të gjallë dy kosovarët nën rrënojat e ‘Hotel Tropikal’ në Durrës, i dërgojnë mesazhet vëllait të tyre

Dy vëllezërit kosovarë të bllokuar nën rrënojat e hotel “Tropikali” kanë komunikuar me mesazhe më vëllanë e tyre në Kosovë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se vëllai nga Kosova i ka komunikuar policisë se ka qenë në kontakt me dy vëllezërit e tij para pak minutash.

Ata vijojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja ndërsa policia vijon përpjekjet për të bërë mundur nxjerrjen e tyre të gjallë.