Aksident me fatalitet në Korçë, vdes një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të dielën në aksin rrugor Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një kamion është përplasur me një veturë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Euronews.al