Behramaj – Kusari Lilës: Politikanët nuk mund të të dallojnë ty

Ndaj deklaratave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës, e cila në një emision televiziv kishte provuar të bënte dallime mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, ka reaguar ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj.

Behramaj ka thënë se përveç Behgjet Pacollit, politikanët e tjerë e kanë tejet të vështirë të bëjnë dallime për Mimoza Kusari – Lilën, sepse ajo nuk është vetëm emëruese e servilizmit, por edhe mbledhëse e të mirave nga të gjitha pushtetet!

“Mimoza Kusari – Lila ndoshta e bën më lehtë dallimin mes politikanëve. Por, në përjashtim të Behgjet Pacollit, politikanët e kanë tejet të vështirë të bëjnë dallime për të. Ajo i shërbeu Bajram Rexhepit, Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit. Nuk është vetëm emëruese e servilizmit, por edhe mbledhëse e të mirave nga të gjitha pushtetet!”, ka shkruar Behramaj./Fokusi.info/