Ky është numri i deputetëve që do të kenë partitë, pas përfundimit të votave të diasporës

Ka përfunduar procesi i numërimit të afro 1800 pakove me vota të ardhura nga diaspora.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka prirë me 1154 vota, duke pasuar nga LDK me 395, PDK – 276, AAK -79 dhe NISMA me 26.

Sipas këtij rezultati sipas analistit Armend Muja, VV do të ketë në kuvend 32 deputetë, LDK me 29, PDK me 25 dhe AAK – PSD me 14.

Ndërsa ai ka thënë se NISMA nuk e kalon pragun pasi që ka 41.859 vota ose 4.98 %.