Behramaj pas ndalimit të Lushtakut nga EULEX-i: Përndjekje e njëjtë si ajo e milicisë serbe në të kaluarën

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas aksionit për ndalimin e Sami Lushtakut nga EULEX-i, përcjell Fokusi.info.

Behramaj tha se nuk janë të panjohura pamjet e përndjekjeve policore në Kosovë, kështu si hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë përndjekur në të kaluarën edhe milicia e Serbisë.

Dallimi është që milicët serbë po na shfaqen tani në role të reja si dëshmitarë në Hagë, ndërsa hetuesit e prokurorisë si aktorë telenovelash nëpër Prishtinë, përfundoi ai.

Postimi i plotë i tij:

Nuk janë të panjohura pamjet e përndjekjeve policore në Kosovë. Kështu, si hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë përndjekur në të kaluarën edhe milicia e Serbisë. Madje, në masë të madhe edhe njerëzit apo familjet e njëjta. Dallimi është që milicët serbë po na shfaqen tani në role të reja si dëshmitarë në Hagë, ndërsa hetuesit e prokurorisë si aktorë telenovelash nëpër Prishtinë!/Fokusi.info/