Abdixhiku kërkon anulimin e tenderit për autostradën Banullë – Dheu i Bardhë

Ministri Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka nisur procedurat ligjore për anulimin e tenderit të autostradës Banullë – Dheu i Bardhë, tender i dhënë nga Pal Lekaj.

Abdixhiku ka thënë se ka pranuar dy opinione institucionale për anulimin e këtij tenderi pasiqë është shpallur në një kohë kur Kosova nuk ka pasur buxhet të miratuar për vitin 2020, shkruan IndeksOnline.

Ministri Abdixhiku theksoi se thirrja për tenderim mund të bëhet pasi të miratojmë buxhetin për vitin 2020 dhe pasi të kuptojmë se sa e ka buxhetin kjo ministri

Në këtë kohë të shpallje të tënderit me implikime enorme buxhetore, vendi nuk kishte Qeveri të Re, e për më tepër nuk kishte as buxhet të miratuar për vitin 2020.

Gjatë ditëve të para të punës sime si ministër i MTI jam vënë në dijeni për dy opinioneve institucineve rreth këtij tenderi njëri nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik dhe nga Ministria e Financave.

Të dy opnioninet theksojnë qartë se pa ndarje buxhetore nuk mund të shpallim thirrje që krijonë obligime financiare për Kosovën.

Prandaj bazuar në dokumnetet e prezantuara, kam kërkuar nga organet përkatëse të shikojmë procedurat për anulimin e tenderit në fjalë. Qeveria e tanishme do të shqyrtoj të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e kaluar.

Thirrja për tenderim mund të bëhet pasi të miratojmë buxhetin për vitin 2020 dhe pasi të kuptojmë se sa e ka buxhetin kjo ministri”, ka thënë ai.