Bejko flet për personin që e goditi: Atë e kam mbajtur me bukë

Sekretari për Pushtetin Vendor, Roland Bejko është goditur nga mbështetësit e Sali Berishës.

E pas kësaj ai ka folur për personin që e goditi, përcjell Klankosova.

Ai tha që atë person e ka mbajtur me bukë.

“Aty pash që ishte dikush që më qëlloi nga prapa, atë e kam mbajtur me buk. Kam qenë kryetar i PD-së në 97-tën, saherë që vinte në Gjirokastër ishte mirëpritur tek unë, i shtrohej tryeza e madhe”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se kjo është bërë vetëm për interesa të Sali Berishës.

“Të arrijë sot, një njëri me të cilin ke ngrënë buk në shtëpi të tij, të të qëlloi nga prapa, do të thotë që kjo ka marrë fund. Kjo është bërë vetëm për interesa të Sali Berishës. Unë kam qenë njeriu që e kam mbështetur Sali Berishën në 97-tën, deri në 2013 kam qenë krah tij”, u shpreh tutje Bejko.