Bekë Berisha: Qeveria Kurti ka prishur raportet me Amerikën, ajo vazhdon të jetë nën sanksione nga ata që e kanë ndihmuar krijimin e Shtetit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka drejtuar disa kritika në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe raportet e saj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Qeveria Kurti ka prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione nga ata që kanë ndihmuar në shtet-krijim.

Në intervistën për Telegrafin, Berisha gjithashtu paralajmëron se pasojat e situatës politikes aktuale mund të jenë të rënda për brezat e ardhshëm dhe, sipas tij, vetëm armiku fiton nga këto përçarje.

“Qeveria e tanishme i ka prishur raportet me SHBA-në, dhe tashmë jemi në sanksione prej atyre që na kanë bërë shtet. T’u u thirr në sovranitet, jemi bërë problem i sigurisë, jemi ‘çoroditë’ si popull. Më nuk po munden me na kuptu as aleatët ndërkombëtar se çfarë po duam. Për ego të njerëzve janë krijuar shumë probleme këtu. Fatkeqësisht ka shumë budallaki. Nerëzit kanë ego të mëdha me marrë pozicionin, pastaj kur marrin pozicionin ngulin këmbët, dhe nuk e dinë, se çfarë të bëjnë me vendin”, tha mes tjerash, Bekë Berisha.