Bunjaku: Qeveria Kurti emëroi militantë partiakë për 100 ditë sa qeveritë tjera për 20 vjet

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e bordeve dhe se po emërohen të rinjtë me militantë partiakë.

Për këtë ajo tha se gjatë 100 ditëshit të qeverisjes, Vetëvendosje punësoi militantë partiakë sa qeveritë e kaluara për 20 vjet, njofton Klan Kosova.

“Ata erdhën në pushtet për me qenë më ndryshe dhe performuar ndryshe dhe për 100 ditë aq shumë militantë kanë punësuar sa kanë emëruar qeveritë e kaluara”.

“Këtë keqqeverisje qytetarët e kanë parë. E kanë parë se kanë qenë fjalë boshe dhe manipulime. Qasjen jo krejt drejt, por krejt gabimisht e kanë. Ka qenë e rrugës që të lejohen ato borde ta kryejnë mandatin e tyre dhe dikush që ka shkelë ligjin dhe ata që kanë treguar performancë të dobët që të sillen në Kuvend”.

Bunjaku për kryeministrin Kurti tha se ka folur të mëdha, por se punët i ka të vogla.