Bekë Berisha: Xhandamëria serbe ka hyrë në Karaçevë edhe në mars, por Albin Kurti s’e ka çelë gojën

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe futjen e pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe në Karaçevë.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pasur kritika të ashpra ndaj drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës.Më tej ai ka thënë se xhandarmëria serbe ka hyrë edhe me 20 mars, por në atë kohë nuk ka reaguar ish-kryeministri Kurti.

“Më shumë se çdo herë më parë ka depërtuar xhandarmëria serbe në Karaçevë, me 20 mars ka hyrë edhe një herë xhandarmëria serbe dhe kryeministri Kurti nuk e ka çel gojën. Rashit Qalaj kësaj here nuk ka me kaluar këtë punë kështu, sepse ne nuk jemi me e fut fryt në zall e na këtu me u bë kinse nuk po dimë, sepse drejtori i Policisë nuk është këtu vetëm për tenderë të vet dhe me u servilu, unë jam që të kërkohet dorëheqja e drejtorit të Policisë”, është shprehur Berisha.