Bekim Haxhiu: Kujdes, jemi nën monitorimin e ‘Sfeçla Gestapos’

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ia ka vendosur një epitet të rrallë ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të qeverisë në detyrë, Xhelal Sveçlës, transmeton Fokusi.info.

Haxhiu e ka quajtur ‘Sfeçla Gestapo’, ushtruesin e detyrës së ministrit.

Haxhiu ka thënë se Sveçla po mundohet t’i nënshtron deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ka ftuar për kujdes.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Kujdes nga “Sfeçla Gestapo”!

Nga konferenca e Xhelal Sfeçlës e kuptova se jemi në monitorimin e “Gestapos”.

Paramendoni, Xhelal Sfeçla foli për protokoll të lëvizjes, ndërsa ai dhe kryeministri i tij në ikje kanë shkelur Kushtetutën, nuk respektojnë vendimet dhe vlersimet e institucioneve të sigurisë. Çfarë hipokrizie!

Qeveria Kurti liron nga karantina këngëtaren Tayna, serbët që vijnë nga Serbia, por bëjnë betejë të ndalojnë deputetët e të kërcënojnë presidentin.

Është kjo hera e dytë ku Sfeçla bën përpjekje t’i nënshtroj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Unë vetëm po ia rikujtoj atij dhe të tjerëve nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës. Citoj: “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”.

Deputetë, tregoni ku jeni dhe kujdes nëse shfaqeni në publik, leje duhet të merrni të “Sfeçla Gestapo”./Fokusi.info/