Vdes 46-vjeçarja si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një 46-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Këtë, për Klankosova.tv, e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se të përfshira në aksident ishin dy këmbësore dhe dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit, këmbësoret kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, prej nga, rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat, F.C., ka ndërruar jetë”.

“Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin,” ka thënë Ahmeti.