Bekim Haxhiu: Programi i PDK-së po merr përkrahje sepse vetëm një parti serioze si PDK mund ta bëjë rimëkëmbjen e vendit

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu thotë se nuk ka ngrohtësi dhe miqësi më të sinqertë se takimet e shpeshta me bashkëfshatarët e mi, shkruan Fokusi.info.

“Sakrifica dhe momentet që kaluam së bashku gjatë luftës i ka mobilizuar edhe më shumë në përkrahje të programit të PDK-së që është program i rimëkëmbjes”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka ngrohtësi dhe miqësi më të sinqertë se takimet e shpeshta me bashkëfshatarët e mi.
Rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit e bëmë të bashkuar rreth qëllimit madhor çlirimin e vendit.

Sakrifica dhe momentet që kaluam së bashku gjatë luftës i ka mobilizuar edhe më shumë në përkrahje të programit të PDK-së që është program i rimëkëmbjes.

Këtë entuziazëm dhe mobilizim e gjetëm edhe në mesin e simpatizantëve dhe antarësisë së PDK-së edhe në Vushtrri dhe fshatin Bukosh në takimet që zhvilluam dje.

Rimëkëmbja e vendit mund të bëhet vetëm nga një parti serioze siç është PDK-ja, prandaj edhe qytetarët e kanë kuptuar seriozitetin e gjendjes aktuale në Kosovë.
Na priftë e mbara së bashku me Ju mbështetës të sinqertë të PDK-së.

#PDK 134
#EnverHoxhaj 1
#BekimHaxhiu 109
#Rimekembje