Valon Syla: Prindon Sadriu është rrahur me një diplomat në ndërtesën e qeverisë

Gazetari Valon Syla, në emisionin Pressing të T7, ka folur për burrin e presidentes Vjosa Osmani – Prindon Sadriun, ku ky i fundit dje i quajti mediat “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Syla tha se Prindon Sadriu ka pasur non-stop skandale, por s’i janë përmendur.

“Prindoni non-stop ka pasur skandale por s’ia kemi përmendur. Por, meqë po sillet kështu që po filloj”, ka thënë Syla.

Tutje, gazetari Syla tha se Prindon Sadriu është rrahur me një diplomat brenda ndërtesës së qeverisë.

“Një rast ka qenë kur në ndërtesën e qeverisë është rrahur Prindoni me një diplomat i cili sot gjendet në Lindje të Mesme”, është shprehur Syla.

Krejt në fund, Syla tha se do ta shohim nëse do t’i kushtojë Prindon Sadriut ky qëndrimi i tij.

“Një polic për një mendim që e pati, i kushtoi me suspendim. Tash të shohim a do t’i kushtojë Prindon Sadriut”, shtoi Syla.