Behramaj: Kurti u përkujdes një muaj më herët për fustanet, por s’po i intereson përkujdesja për deçanasit

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar me paraqitjen e djeshme në Kanë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

Në një shkrim në Facebook, Behramaj është shpehur se Kurti është përkujdesur një muaj më herët për fustanët që duhet t’i veshin gruaja dhe vajza e tij, ndërsa as që i ka interesuar situta me 2 mijë deçanas të helmuar.

“Madje, jo vetëm fantastik, por kryeministër edhe i dinjitetshëm, sepse as që i bëri përshtypje kur Vuçiqi deklaroi se ka informacione për serbët që ishin aty, ndërsa institucionet tona nuk po e dinë as çfarë ka ndodhur”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë i Behramajt:

Çfarë kryeministri fantastik! Në njërën anë, një muaj më herët përkujdeset edhe për fustanët që duhet t’i veshin bashkëshortja dhe vajza e tij në festivalin e filmit në Kanë. Ndërsa, në anën tjetër, as që i intereson përkujdesja për afër 2 mijë deçanas të helmuar. Madje, jo vetëm fantastik, por kryeministër edhe i dinjitetshëm, sepse as që i bëri përshtypje kur Vuçiqi deklaroi se ka informacione për serbët që ishin aty, ndërsa institucionet tona nuk po e dinë as çfarë ka ndodhur!.