Berat Buzhala reagon pas pezullimit të licencës së Klan Kosovës, fton gazetarët të futen në grevë

Të premtën u morë vendimi nga MINT-i për pezullimin e licenës së Klan Kosovës dhe refuzim e ankesës së këtij mediumi.

Një mori reagimesh nga gazetarë, njerëz politik dhe jo politik janë parë në rrjete sociale.

Njëri ndër ta është edhe gazetari Berat Buzhala, ku e ka quajtur këtë vendim si nënshtrim para mentalitetit të Dejona Mihalit.

Ai tutje ka ftuar kolegët gazetarë që futën në grevë të përgjithëshme.

Reagimi i tij:

Kurre mos e harroni:

Martin Berishaj eshte pagu nga Serbia, kurse kjo qeveri po e mbylle Klan Kosoven per arsye teknike.

GREVE.