Mundësi vdes gjatë meçit (video)

Ish-mundësi i WCW-së, Silver King, ka vdekur pasi kollapsoi gjatë një meçi në Londër.

51-vjeçari meksikan, emri i vërtetë i të cilit është Cesar Barron, ishte duke u ndeshur mbrëmë në shfaqjen e mundjes “Lucha Libre” në Roundhouse, Londër, kur vdiq, konfirmuan organizatorët e ngjarjes, shkruan CNN.

“Lucha Libre AAA Worldwide i bashkohet dhimbjes së familjes Luchistica për vdekjen e Cesar Cuauhtemoc Gonzalez Barron ‘Silver Kingut’”, ka shkruar “Lucha Libre” në Twitter.

Barron po ri-luante rolin dinak të Ramsesit në këtë ngjarje, rol të cilin ai e ka luajtur në komedinë e Hollywoodit “Nacho Libre” në vitin 2005 së bashku me Jack Black, transmeton Koha.net. Besohet se ai ka vdekur nga një sulm në zemër.

Emergjenca në Londër njoftoi Barron ka vdekur në skenë.

Gjithashtu, në Roundhouse thonë se situata rreth vdekjes së Barronit është duke u hetuar.

https://youtu.be/G5wp67t_rcY