Berat: Vëllezërit binjakë 5 muajsh paraqiten në spital pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Dy djem binjakë vetëm 5 muajsh të familjes Agalliu janë paraqitur mëngjesin e sotëm në Repartin e Pediatrisë në spitalin e Beratit pa shenja jete.

Ngjarja është raportuar vetëm në orët e mbrëmjes.

Mjekët dyshojnë se foshnjet mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomën e banesës klu jetonin.

/Ora News.tv/