Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të lehta tërmeti janë dëgjuar këtë të premte në Durrës.

Sipas faqes së njohur të tërmeteve, Emsc, tërmeti ka ndodhur në orën 10:18 me një magnitutë 3.2 i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 2 kilometër.

Kjo ka bërë që lëkundjet të ndihen edhe në Tiranë.

Epiqendra ka qenë në Hamallaj në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 13 km në veri të Shijakut.