Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje se si ndodhi rasti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pas të shtënave me armë mbrëmë në Vushtrri, ku u plagos një person.

Sipas raportit 24 orësh, njësiti policor nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar katër gëzhoja dhe me pas kanë sekuestruar një armë-revole nga i dyshuari, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Po ashtu policia njofton se një predhë e plumbit ka rënë në dritare të një shtëpie, ku përveç dëmtimit të dritares, nuk ka pasur pasoja në njerëz.

“VRASJE NË TENTATIVË. Rr. Hamdi Krasniqi, Vushtrri 30.05.2022 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.