Berisha dy gola dhe tre asistime në një ndeshje në Ligën e Austrisë

Futbollisti shqiptar që luan në ligën e parë austriake, Mërgim Berisha, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime në ndeshjen ndaj SKN St. Polten.

Berisha dy golat e tij personal i ka shënuar në minutat 28-të dhe 76-të.

Anëtari i Altach, ka dhënë kontribut edhe në tre golat e tjerë të ekipit.

Ndeshja Altach-St Polten ka përfunduar me rezultat 6 me 0.