Berisha i reagon ashpër Sveçlës: Siç ka degjeneruar kjo qeveri, mirë që s’tha se protestuesit nuk ishin veteranë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se pjesëmarrësit në protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së që u mbajt para tri ditësh tek Kuvendi i Kosovës, nuk ishin veteranë por militantë të PDK-së e AAK-së.

Deklaratës së ministrit Sveçla i ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili njëherësh është edhe ish-komandant i UÇK-së.

Berisha ka deklaruar se UÇK-ja është vlerë kombëtare, andaj nuk guxon as të përdoret e as të provokohet.

“Nëse rritet paga minimale e nuk përfshihet struktura e veteranëve, ky ligj për mendimin tim duhet të jetë shkruar nga dora e falangave sllave, të përfaqësuara në Qeverinë e Republikës së Kosovës. UÇK është vlerë kombëtare, nuk guxon as të përdoret as të provokohet, ata duhet me u kthye në shtëpitë e veta, në familjet e tyre. S’ka logjikë që cilido shqiptar t’i përjashtojë kundërligjshëm Veteranët e UÇK- së, nga mbijetesa dhe ti vrasë ata përmes varfërisë. Kjo frymë dominoj në fjalorin e deputetëve të pozitës qeverisëse, në seancën e Kuvendit. Të dalë Albini e t’i qetësoji veteranët. Ata duhet t’ia kenë hatrin se është veteran luftëtarë, është bashkëluftëtar i tyre! Apo këta nuk janë amerikan, e nuk i mashtron dot me certifikata mashtruesi. Prandaj unë bej thirrje se, veteranët duhet të kthehen në familjet e tyre”, ka thënë Berisha.

Ai iu ka bërë thirrje popullit që të dalin në rrugë për ta mbrojtur shtetin e pavarur e demokratik të Republikës së Kosovës, teksa ka kritikuar udhëheqësit e shtetit për gjuhën që përdoret në adresë të veteranëve.

“Nuk duam ‘republikë të tretë republikë komuniste-titiste ne bashkim-vllaznimin me Serbin shtet kriminel’. Shikojeni, gjuhën me të cilën i keni motivuar qytetarët të flasin në adresë të veteranëve. Këto shprehje fyese nuk mund të shkruhen e thuhen veç se në Beograd. Kjo është qasja politike e sociale e qeverisë dhe LVV. Kosova shtet i pavarur e sovran është gjaku ynë”, ka thënë Berisha.

Ditë më parë, Berisha i ka reaguar edhe deputetit të shumicës, Haxhi Avdylit, i cili në një postim të tij i kishte cilësuar veteranët “kolegë”.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha kishte thënë se Avdyli ka provuar t’i mashtrojë qytetarët dhe kategoritë e luftës me teori sofiste.

“’Kolegët Veteranë’ dhe gjuha mashtruese e tyre. Sot, paskan dalur “koleget veteran” nga soji politik Haqiu, duke provuar t’i mashtrojnë me teori sofiste, qytetarët dhe vetë kategoritë e luftës. Ligji mbi kategorizimin e veteranëve të luftës, (Ligji Nr.05L-141 Për ndryshimin dhe plotësimin e Nr. 04/L-261 për veteranë e UÇK. Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 11/14 Prill 2017. Prishtinë), që është provuar të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vite më parë (2017), është rrëzuar pikërisht nga pozita e sotme qeverisëse dhe zhurmagjinjtë Haqi-ist”, ka shkruar Berisha.

Postimi i tij i plotë:

“Kolegët Veteranë” dhe gjuha mashtruese e tyre.

(Në koment, Ligjet)

Sot, paskan dalur “koleget veteran” nga soji politik Haqiu, duke provuar t’i mashtrojnë me teori sofiste, qytetarët dhe vetë kategoritë e luftës.

Ligji mbi kategorizimin e veteranëve të luftës, (Ligji Nr.05L-141 Për ndryshimin dhe plotësimin e Nr. 04/L-261 për veteranë e UÇK.

Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 11/14 Prill 2017. Prishtinë), që është provuar të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vite më parë (2017), është rrëzuar pikërisht nga pozita e sotme qeverisëse dhe zhurmagjinjtë Haqi-ist.

Por, hartuesit e Ligjit në fjalë, të vetëdijshëm për disponimin anti-UÇK të opozitës atëherë dhe anti-vlera të luftës, të pozitës së sotme qeverisëse, në Nenin 16A, Aline 3, pika 3.1

(3. Skema e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, zbatohet pas kategorizimit përfundimtar.

3.1. Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik)

Me këtë edhe e kanë ruajtur të drejtën e Veteranëve që të trajtohen sipas Ligjit bazik, siç përkufizohet në Nenin 18, të tij:

(Neni 18

Lartësia e shumës së pensioneve.

Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.

Gazeta zyrtare e Republikes se Kosovës / Nr. 26/ 23 Prill 2014 Prishtinë)

Pra, ju mund të manipuloni me gjuhën e propagandës tipike komuniste që e keni instaluar në kursin e politikbërjes partiake dhe qeverisëse, me atë kategorinë e, siç i quan kryeministri ynë apo në cilësinë e “bashkëkolegut tuaj luftëtar vetran”atëherë kryemashtruesit Kurti, i sojit të Haqiut, përkatësisht kategorinë prej 47% “analfabet funksional” siç i ka cilësuar kryetari i LVV pëtkrahësit e tij votues, që nuk e lexojnë Kushtetuten pa qenë pranë varrit të Heroit Kombëtar, por nuk mund ti mashtroni qytetarët as veteranët koshient të Kosovës, nëse flasim me gjuhën e Ligjit.