Makina përplas biçikletën në aksin Tiranë-Durrës! Ndërron jetë 63-vjeçari

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Mësohet se rreth orës 07:35, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S. 63 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.