Berisha: Kjo marrëveshje është në dobi të serbëve, sepse ata duan të dalin te Asociacioni

Opinionistja Kimete Berisha, me një postim në rrjetin social Facebook, ka komentuar për zhvillimet e fundit rreth marrëveshjeve Kosovë-Serbi për targat dhe letërnjofimet.

Ajo pati dilemma në at se përse marrëveshjet po bëhen gojarisht dhe jo me shkrim, duke aluduar se marrëveshjet gjithmonë kanë dy pale nënshkruese mbi një tekst të shkruar.

Madje ajo pati një pyetje për shefin qe qeverisë, se si ka mund ati ti bind serbët për marrëveshjen për letërnjoftimet, sipas Berishës, serbët nuk pranojnë diçka që nuk e konsiderojnë se është e mirë për ta.

Ky lëshim nga Serbia sipas sajë, ka një “bisht” pasi që ata duan të dalin te Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe.

Postimi i plotë:

Si nëpër oda, marrëveshje gojore!

A quhet marrëveshje, nëse nuk ke kontratë të shkruar…apo e ha pazari edhe kontratën gojore…

si me mjeshtrin kur merresh vesh gojarisht, me ta ndreq nevojtoren, dhe në fund gjithmonë të del dyfish më shtrenjtë,

…se qysh e “kishe pas ti nevojtoren, o Zot, me pas ditë, për ku me ditë për sa pare nuk isha hy aty…veç mbasi e dhashë fjalën…”.

Edhe turshitë i blen pa marrëveshje me shkrim. Prandaj, veç fillimi i thesit të qëllon me somborka të mira, e pastaj pasojnë specat e kal’b’t’, që nuk ke se si ia kthen sepse nuk ke kontratë me shkrim…dhe tregtari bën sikur nuk i kujtohesh që i ke blerë te ai.

Nejse, në këtë blog ka njerëz që e kanë kthyer në treg edhe pasulin me tenxhere, pas 10 orëve që kanë pritur të zihet, e nuk është zier.

Me çka i ke obliguar Ti serbët ta respektojnë marrëveshjen e vitit 2011?

Gjithçka që pranojnë serbët – është në dobi të serbëve.

Kjo nuk diskutohet.

Kjo marrëveshje është në dobi të serbëve, sepse ata duan të dalin te Asociacioni.

Marrëveshja gojore e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiq është “Hyrje në Asociacion”.

Kryeministri Kurti e quan marrëveshje, dhe atij i konvenon ky stil i “besës” së odave sepse nuk e ka nënshkrimin askund.

Është politikani i parë shqiptar që ka lidhur besë me serbët, e besa nuk nënshkruhet me fjalë.

Edhe për t’u lidhur në dashuri nevojiten një kerr letra, por qe, Albin Kurti me armikun e tërbuar Aleksandër Vuçiq (që dje tha se i ka në fiok 7 çnjohje të Kosovës), merret vesh me gojë.

Guxim i madh.

Asgjë e re nën këtë qiell.

Lajm është që Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen ekzistente të vitit 2011, sherri i së cilës, u patën bë kërrsh Lëvizja,…që ishin kundër lëvizjes së lirë dhe tash s’janë më kundër lëvizjes së lirë.

Kaq.

Nuk ka ndodhur asgjë e re për neve.

Në fakt vetëm Albin Kurtit i ka ndodhur një ngjarje, pas 11 vitesh e ka pranuar marrëveshjen e vitit 2011.

Dhe, këtë e ka bërë në mënyrë gojore, pa lënë gjurmë.

Dhe këtë “veprim” e “shet” si marrëveshje të re.

Ku është ajo marrëveshje e Re?

Nuk ka marrëveshje të re.

Nuk ka nënshkrime të reja.

E pse pra bota perendimore e priti Albin Kurtin kaq gjatë për ta “studiuar” marrëveshjen?!….

sepse, shqiptarët vërtetë kanë besuar se Albin Kurti “nuk e ka pasur për pushtet”, por për Kosovën.

Gjithkush që merret me politikë, e ka për pushtet.

Ka edhe përjashtime, që janë të rralla. Autorja e këtij shkrimi, as nuk e ka për pushtet, as për pëlqime, as për pare.

Thjesht e ka për qejf: se qejfi është më i madh se Stambolli.

P.S. Në postimin e radhës (nëse s’më ndryshon disponimi), do t’i rekomandoj kryeministrit Kurti se cilët ministra duhet t’i largojë nga pozita dhe pse.