Berisha: Kurti të deklarohet qartë dhe zëshëm se pse po kërkon koalicion me hajna!

Avokati, njëherësh ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e liderit të VV-së, Albin Kurti ku deklaroi se të gjithë ish-kryeministrat vodhën.

Por sipas Berishës, Kurti pikërisht tani po thur vardisje e lëvdata pafund privatisht, sharje e fyerje publikisht, gjëra këto që po reflektojnë si formula aplikimi nga Kurti për të negociuar me LDK-në, për një koalicion të mundshëm për bashkëqeverisje.

Madje Berisha tha se Kurti duhet të deklarohet qartë dhe zëshëm se pse po kërkon marrëveshje me hajna.

Postimi i plotë:

Z. Kurti, ” Me hajna, me hajna, dua pushtet”

Vardisje e levdata pafund privatisht, sharje e fyerje publikisht, po reflekton se fundmi formula qe po aplikon z. Albin Kurti per te negociuar me Lidhjen Demokratike te Kosoves, per nje koalicion te mundshem per bashkeqeverisje.

Ky paradoks i diskursit te tij, jo i rralle, se fundmi u shfaq edhe ne paraqitjen e tij televizive ne Top Channel, ku z. Kurti nuk hezitoi t’u jap epitetin e hajnave ish kryeministrave te Kosoves, pjese e te cileve ishte edhe lideri aktual i LDK-se.

Per nje lider qe synon pushtetin per ta crrenjosur kapjen e shtetit, e per ta luftuar kriminalitetin, nuk duket e arsyeshme e as e logjikshme te beje koalicion me hajna, nese te tille veç qenkan LDK dhe lideri i tyre.

Z. Kurti duhet te deklarohet qarte dhe zeshem se pse po kerkon marreveshje me hajna!