Berisha, Kurtit: Mos i rreziko policët e as ata zyrtarët e KQZ-së

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, duke diskutuar në Kuvend çështjen e veriut të Kosovës, iu drejtua kryeministrit Kurti duke i thënë se këshillat që i po i merr prej ndërkombëtarëve nuk po i dëgjon deri kur po bëhet dëmi.

Ai shtoi se kanë dashur t’i tregojnë që kjo gjendje është e jashtëzakonshme, e keqe dhe se mund të vijë deri te kjo që po ndodh sot, dhe se mendon që tash kjo është e pa kthim dhe zhvillimet kanë për të treguar se çka ka për të ndodhur atje.

“Insistimi për ta tensionuar situatën shkon në favor të atyre tjerëve. Mos i rreziko policët e as ata zyrtarët e KQZ-së. Sot rikthimi i sundimit të ligjit në vend është shumë me rëndësi dhe fillon me stabilizimin e gjendjes në veri. Çdo tensionim i mëtutjeshëm e ka për qëllim kthimin e Rezolutës 1244. Unë nuk besoj që ju doni me na çu në atë pikë”, tha Berisha.

Deputeti i AAK-së foli edhe lidhur me humbjen e provave në rastin e Astrit Deharit, duke thënë se “nuk mjafton suspendimi i zyrtarëve, ata duhet të arrestohen dhe duhet të ketë dorëheqje emergjente, edhe duam saktë të dimë se çka ka ndodhur me rastin në tërësi”.